NAPOLI– Në Napoli kanë shpërthyer polemika të forta në debutimin e ekipit të parë të futbollit me homoseksualë. 

“Pochos”, janë skuadra e parë, e cila është prezantuar zyrtarisht, emri i është vënë në nder të pseudonimit të ish lojtarit të Napolit, Ezequiel Lavezzi. 

Ky është ekipi i parë i këtij lloji, ndërsa sipas organizatorëve kjo mbetet ende një sfidë pasi është shumë e vështirë për meshkujt që luajnë futboll të pranojnë drejtimin e tyre të ndryshëm seksual.