Dani Olmo rikthehet te Barcelona, aty ku hodhi hapat e parë në futboll. Futbollisti që shkëlqeu në Euro 2024 me Spanjën lë Leipizig duke firmosur me katalanasit një kontratë deri në verën e vitit 2030. 

Olmo i kushtoi Barcelonës 47 milionë euro, por duke përllogaritur edhe bonuset kjo shifër shkon në 60 milionë euro.

Ajo që bën më shumë përshtypje në këtë kontratë është klauzola e lirimit. 

Kushdo klub që do të tentojë të transferojë Olmon para vitit 2030, do të duhet të derdhë në arkat e Barcelonës plot 500 milionë euro.

Me këtë shifër, bluagranat kërkojnë të qëndrojnë të qetë sa i takon të ardhmes së 26-vjeçarit, pasi synojnë të nisin së bashku me të një projekt që do ta rikthejë skuadrën sërish pretendente kryesore në Spanjë dhe Europë.