TIRANË – Sot në Tiranë u prezantua projekti europian “Për binjakëzimin e Bashkive”. Kreu i Bashkisë Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar me këtë rast e cilësoi projektin "një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e komuniteteve për afrimin dhe dhe përfitimin e përvojave europiane".
“Binjakëzimi është një proces i hershëm historik dhe një ngjarje historike për çdo qytet. veçanërisht kur Bashkitë tona bashkohen me qendra historike të BE-së. Pavarësisht prej axhendës së ngjeshur njësitë e pushtetit vendor e kanë të domosdoshwm bashkimin me qendra të tjera. Ajo që priremi gjithmonë e më shumë është binjakëzimi kuptimplotë që bëhet nga një axhendë bashkëpunimi reciproke. Në përvojën time është ky lloj bashkëpunimi që kërkojmë të nxisim dhe zgjerojmë dhe presim ato avantazhe komunikimi, që i hap rrugën afrimit të komuniteteve. Ky projekt do nxisë bashkëpunim të bashkive tona me Bashkitë Europiane.”,- theksoi Basha.
Ndërkohë ambasadori i BE-së, Ettore Sequi është shprehur se projekti i binjakëzimit “është një proces shumë i rëndësishëm edhe në kuadër të procesit të integrimit”. Sipas tij kjo është një mënyrë shumë e mirë që edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal të kenë zërin e tyre.
“Ne duam që të dëgjohet edhe zëri i pushtetit lokal, duam që ato të përfitojmë, dhe për këtë keni mbështetjen tonë”, nënvizoi Sequi.





