Një video e projektit final sesi do të transformohet zona përreth statiumit “Niko Dovana” të Durrësit është publikuar sot në rrjete sociale nga Korporata Shqiptare e Investimeve (që do të zbatojë projektin) dhe kryebashkiakja Emiriana Sako.
Projekti i studios ndërkombëtare të arkitekturës 51N4E & Plan Común parashikon që stadiumi i ri, pallati i ri i sportit, pishina e re dhe qendra komunitare do të ndërtohen të gjitha në të njëjtën zonë.
“Stadiumi i ri ‘Niko Dovana’ në Durrës, së bashku me Pallatin e ri të Sportit, pishinën e re dhe qendrën komunitare, të gjitha të projektuara nga studiot e arkitekturës të njohura ndërkombëtarisht 51N4E & Plan Común, transformojnë pronat e pazhvilluara publike në hapësira sportive moderne, funksionale dhe të hapur për komunitetin”,- shkruhet në postim.





