Teuta rikthehet në veprim. Pasuesi i Gugash Maganit në stolin e bregdetarëve, një durrsak, Stavri Nica, prezantohet zyrtarisht si trajner i “djemve të detit”.

Ndërkohë, përgatitjet e dimrit të skuadrës durrsake do të zhvillohen në Antalia të Turqisë. Gjatë përgatitjeve të dimrit do të zhvillohen disa ndeshje miqësore, që do t’i shërbejnë trajnerit Nica dhe stafit teknik për kolaudimin e ekipit.

Sa i përket merkatos, bregdetarët janë në tratativa me disa lojtarë. Aktualisht janë në bisedime me një mbrojtës të krahut të djathtë, ndërsa sulmuesi nga Mali, Cheick Tidiane Tambadou, është pajisur me dokumentacionin përkatës.

Në datën 7 janar, sulmuesi pritet që të vijë në Durrës dhe të bashkohet me ekipin, në mënyrë që të nesërmen të niset me Teutën drejt Turqisë.