Ka qenë shumë i gëzuar Arturo Vidal në prezantimin e tij përpara mediave. Ai u largua nga Bajern Mynih për te katalanasit. Kjo ishte një lëvizje e shpejtë nga spanjollët pasi kiliani ishte pothuajse i Interit.

“Jam shumë i lumtur, është si në një ëndërr. Dua të bëj gjëra të rëndësishme këtu”, ishin fjalët e para të mesfushorit.

“Shpresoj të fitoj gjithçka, ky është objektivi. Do të lë jetën në fushë për të arritur këtë.Para dhe mbrapa do të jap zemër dhe guxim. Dua të luaj me Mesin, Suarezin dhe Buskets, ata janë të mëdhënj”, përfundoi kiliani.