DURRËS, 6 nëntor 2014–  Një prezantuese televizive serbe ka rrëfyer se i është dashur të lerë disa herë fushën e lojës me pretekstin se shpërqëndron futbollistët me bukurinë e saj. Katarina Sreckoviç, e cila ka qënë e ftuar në një shoë rreth Crvena Zvezdas, tregoi se si futbollistët hezitojnë fillimisht ti kthejnë përgjigje pyetjeve të saj pasi nuk përqëndrohen dot. 25-vjeçarja serbe, tifoze e Crvena Zvezdas dhe gazetare për PRVA 1, ka studiuar për gjuhë dhe letërsi kineze, e cilëson punën që bën si "punën e ëndrrave".