Przantuesja e Top Chanel Mira Kazhani dhe Anjeza Maja kanë një shoqëri të pandashme prej 10 vjetësh dhe duket se çdo gjë e ndajnë bashkë. Këtë e vemë re në çdo fotografi që ato postojnë në rrjetet sociale.
Ndërsa ishin të ftuara një ditë më parë në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Mira ka rrëfyer momente të jetës së saj private të shumë viteve më parë.
“Ish- i dashuri im i para 10 viteve nuk e donte shumë Anjezën. Pasi ishim ndarë, e ritakoj sërish pas shumë vitesh dhe duke diskutuar si do ishte jeta jonë nëse do ishim akoma bashkë, ai më thotë: ‘E sigurt që s’do ishe shoqe me Anjezën’. Aty unë them me vete: ‘Sa mirë që nuk u martuam”,- u shpreh prezantuesja e Top Chanel.





