Modelja, aktorja dhe prezantuesja televizive australiane, Annalise Braakensiek, është gjendur e pajetë në apartamentin e saj në Sydney.
Trupi i modeles 45-vjeçare u gjet i pajetë ta apartamentin e saj në Sydney pasi miqtë e saj ngritën shqetësime për të. Sipas “the Guardian”, ekzaminimi i plotë për të përcaktuar arsyet e vdekjes së modeles nuk është kryer ende, mirëpo nuk ka rrethana të dyshimta që të bëjnë të mendosh për një krim.
Aktorja dhe modelja australiane raportohet se po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj pas divorcit nga bashkëshorti në vitin 2018. Vështirësitë pas ndarjes, modelja i kishte shprehur një muaj më parë edhe në rrjetet sociale.





