Një prift katolik irlandez që shërben në kishën “Shën Patrik”, është filmuar teksa thithte kokainë në një dhomë.
At Stephen Crossan, 37 vjeç, shfaqet duke thithur pluhurin e bardhë përmes një kartëmonedhe 10-paundshe pas një feste me birra dhe uiski më shtëpinë e tij të mbushur me simbole naziste.
“Nuk do të duhej ta bëja këtë”, dëgjohet teksa thotë prifti, por më pas tërheq me hundë kokainën.
Pas publikimit të videos së siguruar nga “The Sun on Sunday” , prifti e ka pranuar se ka marrë drogë dhe ka thënë se “Ishte vetëm një natë dhe kaq. Nuk kam probleme me drogën”.
Lidhur me simbolet e nazizmit, ati ka mohuar të ketë simpati për nazizmin, duke thënë se koleksionon gjëra të tilla si dëshmi historike.