19 maj 2014 – Një prift i martuar i cili tradhtonte prej disa kohësh të shoqen, u gjet i vdekur në krahët e të dashurës së tij sekrete. Policia e Nairobi në Kenia, tha se viktima u identifikua nga fqinjët si një prift, i cili gjeti vdekjen në rrethana të dyshimta. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se prifti 65 vjeçar u gjet i vdekur në shtratin e gjumit të një femre.
Gruaja mohoi të kishte lidhje intime me priftin e martuar, por tha se ai kishte shkuar në shtëpinë e saj për seancat e lutjes. Megjithatë fqinjët e saj deklaruan në polici se i kishin parë shpesh bashkë, duke u shprehur të bindur për lidhjen mes tyre. Gruaja u shoqërua në polici, por u la e lirë në pritje të rezultateve të hetimit. Ndërkohë një grup njerëzish të zemëruar u mblodhën jashtë apartamentit të gruas për të denoncuar lidhjen mes tyre.
Disa muaj më parë një incident i ngjashëm ndodhi në Nigeri ku një burrë dyshonte se e shoqja e tradhtonte me priftin e qytetit. Ai vendosi një kamerë në dhomë, ku zbuloi të shoqen duke kryer marrëdhënie me priftin në shtratin e tyre.
Francis Kuria deklaroi se nuk u besonte syve që një gjë e tillë kishte ndodhur, duke lajmëruar banorët e zonës të cilët u mblodhën para shtëpisë.
Prifti dhe gruaja mbetën të bllokuar brenda mureve të shtëpisë deri sa “kryepleqtë” e zonës u mblodhën për ti pyetur. Pas disa orësh ata u lanë të lirë, ndërsa banorët e zemëruar kërcënuan se do të vrisnin priftin.





