SHBA, 20 shkurt 2013- Një prift i cili përdorte dhe tregtonte drogë dhe për më tepër shkonte me meshkuj, është skandali më i fundit i rregjistruar në kishën katolike amerikane.
Imzon Kevin Wallin, akuzohet për tregti droge, ndërsa posedonte dhe armë.
Prifti i cili ishte frymëzim për të gjithë komunitetin e Bridgeport në Connecticut, ka tentuar të pastrojë paratë e aktivitetit të paligjshëm duke blerë një dyqan me produkte seksuale për të rritur.
Sipas "New York Times", pas një hetimi të imtësishëm mbi priftin, arritën në përfundimin se ai jo vetëm përdorte drogë, por edhe e shiste.
Para se të përfshihej në këtë skandal, Kevin Wallin ka qënë mjaftë i vlerësuar nga besimtarët.