Ne kuadër të primareve për kryetar të Bashkisë së Durrësit, ditën e enjte në orën 18:00 do të zhvillohet një takim me kandidatët Armand Dervishi dhe Igli Cara.

Partia Demokratike Dega Durrës fton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së të marrin pjesë në takim, i cili do të mbahet në orën 18:00 te salla “Odeon” te pallati i kulturës “Aleksandër Moisiu”.