Këtë të dielë Komisioni i Rithemelimit në degën e Partisë Demokratike në Durrës do të mbajë primaret, për të zgjedhur kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit.

Procesi i votimit ka filluar pak minuta më parë dhe do të vazhdojë deri në orën 17:00.

Mësohet se anëtarët po votojnë me teserën e PD-së dhe me kartën e ID. Në qoftë se demokratët nuk kanë emrin në listë për të votuar, por posedojnë kartën e anëtarësisë ata mund të marrin pjesë në votim.

Pjesëmarrja në votim deri tani ka qenë normale, pasi pritet që të marrin pjesë rreth 2000 anëtarë të PD Durrës.