Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga afati i fundit për të shprehur interesin për të qenë pjesë e primareve, një tjetër emër i njohur ka shprehur interes të hyjë në garë.

Bëhet fjalë të avokaten Adriana Kalaja.

Kjo e fundit bëhet kandidatja e katërt që dorëzon kandidaturën për bashkinë e Tiranës. Deri tani kanë shprehur interes Gent Bogdani, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.