Nga Rrogozhina, Arben Ristani deklaroi se pjesëmarrja në primare ka qenë mjaft e lartë. Ai tha se nëse do të ketë demokratë që presin për të votuar edhe pas orarit zyrtar, që është ora 17:00, qendrat do të vijojë të qëndrojnë të hapura.

“Votimi ka pasur një pjesëmarrje shumë të lartë, konkurrencë reale mesa kandidatëve. Ajo që është për t’u theksuar është demokraci në veprim e demokratëve. Demokratët me votë zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Pjesëmarrja ka qenë shumë e mirë, rreth 400 vetë po shkojnë në votime këtu në Rrogozhinë. Edhe në degën e Vorës ka pasur një pjesëmarrje shumë të lartë. Kandidatët janë të zgjedhur me kujdes nga propozimet e anëtarësisëJanë njerëz intelektualë me kontribute të shquara në PD. Siç ju thashë me një konkurrencë reale midis tyre. E kishim lënë në 5 për ta mbyllur, por nëse do të ketë vazhdimësi në votime, sigurisht do t’i japim mundësin të gjithëve që kanë dëshirë për të votuar, ta realizojnë atë”, tha Ristani.