I gjithë procesi i primareve në Partinë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 2023 do të përfundojë në datën 4 dhjetor.

Mësohet se, nga dita e sotme (18 tetor) dhe deri më 6 nëntor janë negociatat me aleatët dhe evidentimin e kandidaturave.

Ndërkohë nga data 6 nëntor deri më 13 nëntor Këshilli Kombëtar filtron kandidaturat dhe më pas bëhet publikimi zyrtar i emrave.

Kandidatët e përzgjedhur do të kenë dy javë kohë për të bërë fushatën e primareve dhe në datën 4 dhjetor do të zhvillohen primarët në të gjithë Shqipërinë.

Afati për të gjithë ecurinë e procesit të primareve u vendos sot (18 tetor) në mbledhjen e Kryesisë së organizuar nga Sali Berisha.