Në ditën e nënës, më 15 mars, Princesha Charlotte dhe Princi George kanë kujtuar gjyshen e tyre të ndjerë, Princeshë Dianën.
Në faqen e tyre zyrtare në Instagram, Kate dhe William kanë publikuar letrat që Charlotte dhe George kanë shkruar për gjyshen e tyre.
“E dashur gjyshe Diana, po mendoj për ty në Ditën e Nënës. Të dua shumë. Babin e ka marrë malli për ty. Me shumë dashuri Charlotte”, ka shkruar Princesha.
Ndërsa Princi shkroi: “E dashur gjyshe Diana. Të dua shumë dhe mendoj për ty gjithmonë. Të dërgoj shumë dashuri, George”.
“Çdo vit në Ditën e Nënës, George, Charlotte dhe Louis shkruajnë letra, ku kujtojnë gjyshen e tyre, Dianën, për Williamin”, shkruhet ndër të tjera në postim.





