Teksa na ndajnë më pak se tre muaj nga një prej festimeve më të mëdha në Britaninë e Madhe në Jubileun, Princ Harry dhe Meghan do të marrin pjesë, së bashku me dy fëmijët.

Jubileu Platinum do të jetë hera e parë që Mbretëresha do të takohet me stërmbesën e saj, Lilibet, e cila mban emrin e saj.

Princi Harry dhe Meghan , Duka dhe Dukesha e Sussex, janë të emocionuar dhe të nderuar që marrin pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës këtë qershor me fëmijët e tyre“, tha një zëdhënës i çiftit.

Një burim i pallatit tha për Skynews se  pavarësisht mospërfilljes, princ Harry dhe Meghan janë “pjesëtarë shumë të dashur të familjes” dhe janë ftuar në ngjarje të tjera jubilare.

Jubileu Platinum i Mbretëreshës, i cili do të shfaqë një finale spektakolare prej 15 milionë funtesh, zhvillohet nga 2 qershori me festimet që do të vazhdojnë gjatë gjithë fundjavës.

Mbretëresha Elizabeth është monarkja e parë britanike që po udhëheq për 70 vjet.