Meghan dhe princ Harry nuk do të kthehen më në Britaninë e Madhe dhe kjo është e sigurtë.
Një muaj më parë ata hoqën dorë nga mbretëria për të pasur pavarësi financiare maksimale në aktivitetet e tyre publike dhe bamirëse.
Aktualisht Meghan dhe Harry së bashku me djalin e tyre janë zhvendosur në Kanada ku kanë nisur një jetë të re.
Me largimin e tyre do të largohet nga Buckingham Palace dhe stafi i tyre prej 15 vetash.
Ndërkohë në datat 7 dhe 9 marsit priten në Londër angazhimet e fundit zyrtare të Harry.





