Si i kanë punët Princ Harry dhe Meghan Markle me anëtarët e familjes mbretërore pas intervistës së tyre me Oprah Winfrey? Gayle King ka përgjigjen që duam të gjithë. Pasi “The Sunday Times” raportoi se Duka i Sussex ka qenë në kontakt me Princin William për herë të parë pas transmetimit të intervistës, Gayle hodhi dritë mbi këto biseda gjatë CBS This Morning.
“Është e vërtetë. Harry ka biseduar me vëllain e tij dhe me babanë e tij. Di të them se ato biseda nuk ishin produktive, por ata janë të kënaqur që të paktën kanë filluar komunikimin”
Ndonëse javën e kaluar, Pallati i Buckingham publikoi një deklaratë në emër të Mbretëreshës Elizabeth II në përgjigje të intervistës, lajmet nga më të ndryshmet vazhdojnë të përhapen. “Unë mendoj se ajo që është ende shqetësuese për ta është se Pallati vazhdon të thotë se ata duan ta zgjedhin këtë gjë privatisht, por megjithatë ata besojnë se e vërteta do të dalë në dritë nga këto histori të rreme që janë shumë nënçmuese për Meghan,” tha Gayle. “Askush në familjen mbretërore nuk ka biseduar me Meghan. Dhe unë mendoj se është e bezdisshme për ta kur shohin se një temë që lidhet me dallimet racore ka bërë kaq bujë. Gjithçka që ata dëshironin gjatë gjithë kohës ishte që të ndalonin publikimin e këtyre lajmeve.”
Megjithatë, ajo e bëri të qartë Harry dhe Meghan duan të ecin përpara dhe të lënë pas çfarë ka ndodhur më herët.
Pallati Mbretëror nisi menjëherë një hetim mbi akuzat e bullizmit kundër Meghan. Ndërsa William u shpreh i gatshëm për të biseduar me Harry gjatë një vizite në një shkollë në Londër javën e kaluar. Dhe kur u pyet nëse familja mbretërore është një “familje raciste”, Duka i Kembrixhit tha, “Ne nuk jemi një familje raciste”.
Javën e kaluar, ‘The Times’ raportoi se Harry shpreson të pajtohet me vëllain e tij teksa dëshiron të krijojë një memorial kushtuar nënës së tyre të ndjerë, Princeshë Diana, e cila është planifikuar për këtë korrik.
“Të dy vëllezërit janë shumë të përkushtuar ndaj memorialit. Dëshira për të nderuar nënën e tyre tejkalon çdo ndasi të shkaktuar nga intervista.”– raportojnë mediat e huaja.
Ndërsa fliste për William me Oprah, Harry tha se e do të vëllain më shumë seç mund ta përshkruante me fjalë, por shtoi që ata janë duke ecur në rrugë të ndryshme. Sa i përket marrëdhënies me babanë e tij Princin Charles, Harry tha se kanë shumë gjëra për të rregulluar, por tha se do ta dojë gjithmonë.





