Princi Harry me sa duket pohoi thashethemet se miqësia e tij me David Beckham ka marrë fund.
Ai ka pasur një moment të sikletshëm me djalin e futbollistin, Brooklyn Beckham, që po bën xhiron e rrjetit.
Në një video të postuar në Twitter, Duka i Sussex u shoqërua nga truprojat e tij duke kaluar me shpejtësi pranë Brooklyn dhe gruas së tij, Nicola Peltz, ndërsa ishte në stadiumin BMO në Los Angeles të dielën mbrëma.
Harry ishte rrugës për të parë ndeshjen e Klubit të Futbollit të Los Angeles kundër Inter Miami – që është në pronësi të Davidit. Në një moment, ai shihet tek i hedh një vështrim Brooklyn-it dhe Peltz-it, por nuk u duk se i dha ndonjë njohje djalit të ish-mikut të tij. Çifti nga ana tjetër e injoruan plotësisht duke u sjellë sikur mos të kishte kaluar fare.
Muajin e kaluar, mediat ndërkombëtare raportuan se miqësia e ngushtë e Harry dhe Meghan me David dhe gruan e tij, Victoria Beckham, kishte marrë fund. Një burim i tha ‘Daily Mail’ se ish-ylli i futbollit ishte i zemëruar me Harry dhe Markle pasi çifti akuzoi Beckhams se kishte nxjerrë histori rreth tyre në shtyp.
“Çdo lloj shpikjeje tani është kaq e pamundur,” shtoi burimi i brendshëm, duke thënë se Sussex-ët i bënë akuzat pas një telefonate shumë të tensionuar.
Miqësia mes dy çifteve e ka zanafillën shumë vite më parë, pasi Beckhams ishin të pranishëm edhe në dasmën e dyshes në 2018 në Mbretërinë e Bashkuar.
Në vitin 2020, një histori e ngjashme bëri bujë pasi një burim i tha ‘The Sun’ se Harry ishte përballur me Beckhams “kokë më kokë” duke akuzuar Victorian se kishte nxjerrë në shtyp histori rreth Markle para dasmës së tyre.