Më 8 tetor 2016 Princ Leka II dhe Elia Zaharia do të martohen. Lajmin e ka bërë të ditur Oborri Mbretëror Shqiptar i cili përmes një njoftimi zyrtar thotë se, ceremonia e martesës do të bëhet në Tiranë.
Njoftimi zyrtar
“Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë.
Urojme me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi!
Skënder Zogu
Oborri Mbretëror Shqiptar”