Princesha Beatrice dhe partneri i saj Edoardo Mapelli Mozzi kanë mirëpritur një vajzë, e cila ka lindur të shtunën.

Mbesa e Mbretëreshës lindi fëmijën e saj të parë në spitalin e Chelsea, Westminster.

Buckingham Palace tha se princesha dhe vajza e saj janë në gjendje të mirë dhe gjyshërit dhe stërgjyshërit e foshnjës po përjetojnë momente të lumtura.

Vajza do të jetë e 11-ta në radhë për fronin dhe është mbesa e 12-të e Mbretëreshës.

Në një postim në Twitter, princesha tha se ishte “shumë e lumtur që ndau lajmin për ardhjen e sigurt të vajzës”, duke falënderuar ekipin e mamive dhe të gjithë në spital për kujdesin e tyre të mrekullueshëm.