Pushimet mbaruan dhe Princi George me Princeshën Charlotte janë kthyer sërish në shkollë këtë javë.
Ndonëse të gjithë i njohin edhe me emrat e tyre mbretërorë, në shkollë Princi George dhe Princesha Charlotte përdorin emra të ndryshëm për të treguar që edhe ata janë nxënës ‘normalë’.
Ashtu si për Princin, edhe për Princeshën Charlotte, mësuesit dhe shokët e shkollës njohin vetëm një emër që nuk ka lidhje me titullin mbretëror të saj.
Emri i plotë i vogëlushes është Charlotte Elizabeth Diana, ndërsa titulli i saj zyrtar është Madhëria e saj Princesha Charlotte e Cambridge-t.
Të dy emrat, që e identifikojnë menjëherë Princeshën, në fakt, nuk përdoren as nga mësuesit dhe as nga nxënësit e shkollës.
Duke ndjekur shembullin e vëllait të saj të madh dhe anëtarëve të tjerë të familjes, ajo përdor si mbiemër në shkollë titullin e prindërve. Prandaj, njihet në shkollë si Charlotte Cambridge.
Edhe George, i cili është George Alexander Louis apo Madhëria e tij Princi George i Cambridge – njihet në shkollë me emrin George Cambridge.





