Prej disa ditësh, yjet e trupës së Baletit Klasik të Ukrainës po zhvillojnë prova intensive në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.
Balerinët po punojnë për të sjellë në Durrës premierën absolute të baletit “Princesha e Akullit”, me koreografi nga mjeshtri Andreas Heise.
Me një repertor për t’u admiruar Yjet e Trupës së Baletit Klasik të Ukrainës vendosën që përpos çdo lloj traume e tragjedie që po kalon qyteti i tyre i origjinës, Kharkhivi, të gjejnë forcën e të krijojnë duke inspiruar e shpërndarë artin nga shpirti i tyre i pathyeshem ukrainas si dhe nga dëshira e fortë për jetën.
“Princesha e Akullit” është një histori romantike, me muzikën e Mozart, Vivaldi, Halvorsen dhe Leontovich, që do të sjellë emocione të paharrueshme.
Ky pritet të jetë një event magjik që nuk duhet humbur, në fund të muajit korrik, më datë 30.