Princesha e Monakos, Charlene ka habitur të gjithë me pamjen e saj të re, me flokë gjysmë të rruar. 

Deri më sot nuk ishte parë asnjëherë një princeshë e tillë me model flokësh punk.

Princesha Charlene morri pjesë në një event për shpërndarjen e dhuratave të Krishtlindjes në Pallatin e Princit të Monakos. 

Bashkëshortja e princit, Alberto gjithmonë është njohur për natyrën e saj melankolike dhe të trishtuar, por me këtë stil të ri flokësh i ka dhënë fund të kaluarës.

Princesha Charlene dhe Princi Alberto janë martuar në vitin 2011 dhe kanë dy fëmijë binjakë, 6 vjeç.