Kate Middleton mori pjesë në paradën vjetore të “Trooping the Color”, në Londër, të shtunën, duke shënuar kështu, daljen e parë publike që nga publikimi i videos ku zbuloi betejën e saj me kancerin.
Princesha 42-vjeçare e Uellsit mori pjesë në ceremoninë ushtarake për nder të ditëlindjes së mbretit Charles, pasi njoftoi të premten se ishte mjaft mirë për të marrë pjesë.
Middleton-i po udhëtonte me makinë së bashku me fëmijët e saj, princin George, princeshën Charlotte dhe princin Louis dhe bashkëshortin, princin William, për të hyrë në Pallatin Buckingham përpara paradës.
Ajo kishte veshur fustan të bardhë me një fjongo të madhe bardhezi, kishte vënë një kapelë bardhezi dhe një palë vëthë perla.
Mijëra fansa mbretërore brohoriten kur Middleton-i dhe tre fëmijët e saj udhëtonin me karrocë.
Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla udhëhoqën procesionin ndërsa Uilliam hipi mbi kalë.
Middleton-i së bashku me fëmijët doli në dritare për të parë ceremoninë në Paradën e Rojeve të Kuajve, ku qëndroi për rreth pesë minuta para se t’i sillnin një karrige.
Me anë të një letre emocionuese ajo pranoi se ka “ditë të mira dhe ditë të këqija” dhe shprehu se ende po përballet me sëmundjen, ende nuk është shëruar plotësisht.