Është gati të heqë dorë nga titulli mbretëror e çdo privilegj tjetër që i jep statusi i saj, për t’u martuar me njeriun e zemrës, një djalë të cilin e ka takuar 5 vite më parë në një restorant.
Princesha Mako e Japonisë, mbesa e perandorit Akihito dhe e bija e princit Akishino, do të lidhë kurorë me Kei Komuro, një student i porsadiplomuar.
Planifikimi i dasmës ka nisur tashmë. Vetëm se, në momentin e shkëmbimit të unazave, ashtu siç e dikton tradita japoneze, 25-vjeçarja do ta humbasë titullin e vet e do të kthehet në një shtetase të thjeshtë.
Përgatitjet për dasmën duket se do të kërkojnë kohë, pasi ngjarja do të jetë e mbushur me rituale, siç ndodh shpesh në dasmat japoneze, veçanërisht ato të rangut të lartë.
Princesha lë kurorën për dashurinë (FOTO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zelensky në Damask, takohet me udhëheqësin sirian: Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe forcimin e stabilitetit ekonomik në rajon
Dekorimi i vezëve të Pashkës, çelet për herë të parë një ekspozitë ndërkombëtare në Korçë
Paralajmërojnë Emiratet e Bashkuara Arabe, porti “Kfor Fakkan” është në shënjestër, një anije…
‘Situata po del jashtë kontrollit’, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran





