Arabi Saudite, 28 prill 2014 – Në pallatin mbretëror të Gedda-s, në Arabinë Saudite, jeton si e burgosur një princeshë rebele, vajzë e mbretit Abdullah, që qeveris vendin arab.

Dy ditë më parë, princesha Sahar Al Saud, 42 vjeçe, ka regjistruar një video, ku flet edhe në emër të 3 motrave të saj të cilat mbahen “të izoluara” pas vendimit të dhënë nga babai i tyre.

Faktin, që 4 princeshat nuk lejohen të dalin jashtë pallatit dhe të takojnë njerëz, e pati bërë publik kohë më parë dhe nëna e tyre, e cila jeton në Londër.

4 vajzat janë bija të jordanezes Alanoud Al Fayez, që u divorcua në vitet ’80 nga mbreti Abdullah e që jeton prej vitesh në Londër.

“Pengmarrja” e princesha vijon tashmë prej rreth 13 vitesh.

Mbreti Abdullah është martuar 30 herë dhe ka rreth 40 fëmijë nga gra të ndryshme.

Sipas nënës së vajzave, mbreti e ndau, sepse pas 4 lindjeve ajo nuk qe në gjendje t’i jepte një trashëgimtar mashkull.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/