Duka i Edinburgut nuk do të përballet me ndjekje penale për aksidentin që shkaktoi më 17 janar në afërsi të pronës Sandringham, tha Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS).

97-vjeçari hoqi dorë vullnetarisht nga patenta e tij pasi makina e tij tip "Land Rover Freelander" u përplas me një mjet tjetër tip "Norfolk", ku ndodheshin dy gra dhe një foshnje.

Prokuroria e Kurorës  vendosi se nuk do ishte në interesin publik ndjekja penale e Princit. "Morëm parasysh të gjithë rrethanat, duke përfshirë, nivelin e fajësisë, moshën e shoferit dhe dorëzimin e patentës,"-tha Chris Long i CPS.

Përmes një letre, Princi Philip kërkoi falje pasagjereve ku pranonte fajin si shkaktar i aksidentit.