LONDER, 19 shkurt 2013 – Princi britanik Charles dhe bashkëjetuesja e tij Kamila kanë marrë masa për të shmangur ndonjë sulm nga manifestuesit, siç ndodhi në vitin 2010 në Londër.

Policia britanike e Scotland Yard ka vene në dispozicion të trashëgimtarit të fronit mbretëror një BMVV 760, e gjitha e blinduar dhe e pajisur me masat më të larta të mundshme të sigurisë.

Makina kushton plot 400 mijë euro. Por ajo që ka ngjallur shumë debate në radhët e analistëve, është fakti që princi Karl ka zgjedhur t’i besojë sigurinë e tij një makine gjermane dhe jo angleze.

Ata që e zgjodhën këtë makinë për familjen mbretërore shprehen se BMVV-ja në fjale është e dyta në botë për nga siguria, pas makinës se famshme “Kadillak” që transporton Barack Obaman.