Në nder të ditëlindjes së tij të 12-të, Princi dhe Princesha e Uellsit kanë publikuar një fotografi të veçantë të Princit George, e cila është shpërndarë përmes Pallatit Kensington.

Trashëgimtari i fronit, i cili ka lindur më 22 korrik 2013 në Spitalin St Mary’s në Paddington, Londër, shfaqet i buzëqeshur  në këtë portret të ri.

Në fotografi, Princi George mban një këmishë me katrorë të bardhë dhe një jelek kaki, teksa mbështetet mbi një portë druri dhe shikon drejtpërdrejt në kamera.

Në kyçin e dorës i vërehet edhe një byzylyk miqësie me fije blu, një trend në të cilin ai dhe motra e tij, Princesha Charlotte, kanë marrë pjesë më parë.