Siç ndodh me të gjithë fëmijët nëpër botë, edhe Princit George do t’i duhet të arsimohet. Jeta e tij e re shkollore do të nisë pas pak javësh, me klasën e parë fillore.

Prindërit e kanë regjistruar në “Thomas’s Battersea”, që gjendet në juglindje të Londrës, e ku duhet të paguash afro 20 mijë stërlina në vit.

Kurrikula për princin është thuajse gati, e në të përfshihen lëndë shkencore, historia e gjeografia, por edhe baleti. Princi është mësuar me uniformën e bardhë shkollore, pasi ka frekuentuar edhe ciklin parashkollor Montessori në Londër.

George u lind më 22 korrik të 2013-s dhe tashmë i ka mbushur 5 vjeç.