Princi Harry harxhoi 8,000 dollarë për të blerë edicionin e parë të librit Winnie-The-Pooh, si një dhuratë pagëzimi për nipin e tij Prince Louis.
Princi ka premtuar të ndërtojë një bibliotekë ekskluzive për Louis në kujtim të princeshës Diana dhe ky është libri i parë i bibliotekës.
Një mik i Princit tha gazetën The Sun: 'Një nga kujtimet më të lumtura të fëmijërisë së Harry është ajo kur nëna e tij i lexonte një histori para gjumit. Ajo i pëlqente të gjithë klasikët e vjetër dhe Harry kishte idenë e shkëlqyer për të ndërtuar një bibliotekë të vogël të botimeve të para për Louis, Charlotte dhe George”, tha miku i princit Harry.
Princi Louis i Kembrixhit, i cili është i pesti në linjën e fronit, do të pagëzohet sot nga Kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby, në Katedralen Mbretërore në Pallatin e Shën Jakobit. Në pagëzim do të marrin pjesë Princi Harry dhe Dukesha Meghan Markle. Ceremonia do të organizohet në mesin e 40 miqve të ngushtë dhe familjes.





