Princi Harry i është kthyer kalërimit, por këtë herë me një kauzë të veçantë.
Gjatë një paraqitjeje të papritur në një ndeshje polo të enjten në Aspen, Colorado, Duka i Sussex njoftoi se ai ka investuar 1.5 milionë dollarë nga të ardhurat e tij për bamirësi.
“Ky është një nga dhurimet e shumta që kam ndërmend të bëj për organizatat bamirëse dhe jam mirënjohës që jam në gjendje të jap në këtë mënyrë për fëmijët dhe komunitetet që kanë shumë nevojë për to,” tha ai në një deklaratë.
Harry bashkëthemeloi organizatën Sentebale-n në 2006-ën me Princin Seeiso të Lesotos, për të ndihmuar fëmijët e prekur nga HIV në Afrikë.
Ai gjithashtu theksoi: “Misioni ynë i ripërqendruar në Sentebale ka të bëjë me adresimin e nevojave më të menjëhershme të fëmijëve të prekshëm në Afrikën Jugore, duke i ndihmuar ata të kenë shërbime jetësore shëndetësore, të marrin kujdesin e nevojshëm dhe të krijojnë aftësi për të qenë më të zotë në të ardhmen.”





