Angli, 11 mars 2014 – Harry dhe Cressy janë të pandashëm. Princi dhe e dashura e tij janë shfaqur në publik dy herë në tre ditë. Një ditë më parë shtypi britanik shtroi pyetjen nëse këto shfaqje janë preludi i një marrëdhënieje edhe më të fortë mes dy të rinjve. Madje, “Daily Mail” ka guxuar të shkruajë se çifti është pranë fejesës.
Harry dhe Cressy në fundjavë ishin së bashku në stadiumin Tëickenham, jashtë Londrës, për sfidën mes Anglisë dhe Uellsit në Turneun e 6 Kombeve në rugby.
Ndërsa të premten princi ishte në “Wembley Arena”, ku u foli të rinjve në një eveniment bamirësie dhe ku përkrah kishte modelen 25-vjeçare.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





