Ditëlindja e parë larg familjes royal për Princin Harry, që duke nisur nga ky vit do të festojë thjesht si një kalifornian dhe jo si një anglez fisnik. Për 36-vjetorin e tij asnjë pritje me Mbretëreshën Elisabetta, me të cilën i ndan një oqean.
Por babai, gjyshja dhe vëllai nuk kanë harruar dhe në rrjetet sociale kanë ndarë një postim dhe një urim. Postimi i bërë nga Kate Middleton dhe William është në mënyrë të veçantë më sinjifikativi. Një foto e vjetër në të cilën të tre shfaqen shumë të gëzuar.
Një foto në të cilën nuk ka asnjë gjurmë të Meghan Markle. Ndjekësit e familjes mbreterore nuk kanë mundur të mos dallojnë se si të gjithë të afërmit e Harry-t kanë zgjedhur pamje, ku ai shfaqej i lumtur dhe i qeshur, por pa bashkëshorten.
Fotoja e ndarë nga sovrania Elisabetta është e vitit 2017 dhe i perket te njëjtit vit me foton e publikuar nga Dukët e Cambridge.





