Anëtari i familjes mbretërore britanike është kthyer nga misioni në Afganistan dhe për herë të parë rrëfen mbi eksperiencën e tij në fushën e betejës

ANGLI – Princi Harry është kthyer nga Afganistani mbrëmjen e sotme, pasi ka shërbyer për 4 muaj rresht në rradhët e ushtrisë britanike në vendin aziatik. Për herë të parë ai ka rrëfyer se si ka vrarë ushtarët armiq nga helikopteri Apache, që drejtonte në Afganistan.

Princi 28 vjeçar ka konfimuar se misioni i tij ishte t’i nxirrte talebanët “jashtë loje” dhe këtë ai e shpjegon me shprehjen “merr një jetë, të shpëtosh një jetë”.

Duke u ndalur tek vëllai i tij i madh, që dhe ai si Harry ka zgjedhur karrierën ushtarake, pretendenti i tretë në rradhë për fronin mbretëror të Britanisë së madhe është shprehur se William ishte xheloz, sepse ai drejtonte helikopterin dhe fluturonte mbi shkretëtirë.

Princi Harry ka marrë pjesë në shumë misione ajrore, veçanërisht në provincën Helmand dhe ka ndihmuar trupat aleate në luftën kundër talebanëve.