Udhëtimi i Princit Harry për në Angola vazhdon, duke ndjekur gjurmët e nënës së tij, Princeshë Diana.
Pasi kaloi nëpër një fushë të çliruar nga minat në Angola, duke përsëritur gjestin e nënës së tij që në 1997 bëri jehonë të gjerë në të gjithë botën, Duka i Sussex gjithashtu dëshironte të takonte Sandra Thijika, një nga viktimat e minave të tokës që takoi princeshën 22 vjet më parë.
Sandra në atë kohë ishte vetëm 13 vjeç. Sot Harry, duke shtrënguar dorën e saj, e siguroi atë: "Kur fëmijët tuaj të jenë në moshën tuaj, nuk do të ketë më mina tokësore".





