Jurgen Kurti, 23-vjeçari që mbrëmjen e djeshme qëlloi për vdekje babanë e tij është një sipërmarrës që prej disa vitesh ka vazhduar suksesshëm arritjet e tij në biznes, i njohur për jetën mondane në Tiranë, jetën e natës në Bllok dhe udhëtimet jashtë vendit.
Ai nuk kursente për jetën e tij luksoze, duke qenë frekuentues i rregullt i vendeve turistike si Dubai apo Miami, të cilësuara si më të shtrenjtat në botë, apo dhe automjetet me të cilat ai lëvizte. Makinat e tij janë nga më të shtrenjtat në qarkullim si “Bentley” apo “Ferrari”.
Pikërisht për jetën luksoze, Kurti ka qenë edhe personazh i emisioneve të modës dhe jetës mondane në televizione, si në Top Channel, Vizion Plus, Channel One etj.
Ato mund t’i ndiqni në videot e mëposhtme.





