Të kesh një partnere që merret me art, ia shkrin akujt edhe njeriut më të ngurtë. Kjo është arsyeja pse Princi Leka shfaqet shpesh në aktivitetet e ndryshme artistike që zhvillohen në kryeqytet. E fejuara e tij Elia Zaharia është aktore dhe këngëtare, ndërkohë që ai tashmë ka kohë që merret me punë të ndryshme në zyrat e institucioneve shtetërore dhe angazhimi i tij më i ri është ai në stafin e presidentit Nishani.
Hera e fundit që pamë çiftin në publik ishte pak ditë më parë kur u sollën në Shqipëri eshtrat e Mbretit Zog, gjyshit të tij. Natyrisht që për familjen mbretërore ky ka qenë një moment prekës, por në këtë foto çifti shfaqet pak ditë më pas teksa ndjekin të qeshur një sfilatë mode të zhvilluar në qendrën Coin.