Duka i Yorkut ka folur publikisht për BBC rreth akuzave për përdhunim ku tha se incidenti i përfolur me një amerikane 17-vjeçare nuk ka ndodhur kurrë.

"Ajo nuk ka ndodhur kurrë. Në mënyrë kategorike, unë ju them se nuk ka ndodhur kurrë. Nuk mbaj mend të jem takuar me këtë zonjë", tha ai.

Virgina Giuffre, një prej akuzuesve të Epstein deklaroi se ishte e detyruar të bënte seks me princin tre herë, por Princ Andrew, djali i tretë i Mbretëreshës tha se ishte në shtëpi për një ndër rastet që akuzohet.

Madje thuhet se ka lidhje me Jeffrey Epstein, financierin amerikan që u vetëvar teksa po hetohej për akuzat e trafikimit seksual.

Virginia Giuffre, e njohur ndryshe si Virginia Roberts tha se u detyrua të bënte seks me Princin në vitin 2001, kur ishte 17 vjeçe dhe në vitin 2002 në një prej ishujve privatë të Epstein.