Reperi i famshëm Kanye West ka deklaruar se ka hyrë në një krizë të madhe ekonomike dhe ka kërkuar ndihmë. Ai ka treguar se është në një borxh të madh prej 53 milionë dollarësh dhe u shpreh se do të pranonte çdo lloj ndihme nga miliarderët e tjerë.
West kërkoi 1 milion dollarë nga Mark Zuckerberg për të vazhduar punën e tij në art, ndërkohë që një tjetër miliarder i është ofruar për ndihmë, por me një kusht.
Bëhet fjalë për princin Saudit Mohammed i cili ka thënë se do t’i japë reperit 1 miliard dollarë nëse ai do t’i lërë për një natë partneren Kim Kardashian, me të cilën West është në divorc e sipër.
“Nuk më intereson aspak muzika apo veshjet e tij, por gruaja e tij është një aset i paçmuar. Unë do t’i paguaja 10 milion dollarë ose më shumë vetëm për të kaluar një mbrëmje me të”,- ka thënë princi.
Ndërkohë, nuk dihet sesi është pritur kjo deklaratë nga reperi apo vetë Kim, nga të cilët nuk ka ende asnjë reagim.





