Princi William ka folur për dianostikimin e mbretit me kancer për herë të parë që nga njoftimi i Buckingham Palace të hënën.

Duke mbërritur në një gala për Shërbimin e Ambulancës Ajrore në Londër, Princi i Uellsit përshëndeti njerëzit e mbledhur jashtë vendit të ngjarjes.

“Ne i vlerësojmë vërtet mesazhet dashamirëse të të gjithëve, faleminderit”, tha ai.

Princi William u kthye në punë duke mbështetur Mbretin të mërkurën, kur ai priti një ceremoni investimi në Kështjellën Windsor.

Pallati Buckingham njoftoi se Mbreti ishte diagnostikuar me kancer në një deklaratë të hënën.

Harryt i ishte thënë, si anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, personalisht nga Mbreti për diagnozën e tij.

Menjëherë pas lajmit, ai mori avionin dhe u kthye në Britaninë e Madhe.

Mbreti dukej i relaksuar më vonë atë ditë kur dhe teksa u kthye në Sandringham, u pa në publik për herë të parë që nga shpallja e diagnozës.

Audienca e tij private javore me kryeministrin është planifikuar të mbahet përmes telefonit dhe jo personalisht.

William pritet të marrë më shumë detyra publike, teksa babai i tij fokusohet në trajtim shëndetësor.