Prindër e nxënës në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” në Porto-Romano të Durrësit janë ngritur në protestë mëngjesin e sotëm.

Banorët thonë se nxënësit kanë bojkotuar mësimin pas rrjedhjes së gazit dy ditë më parë, nga njëra prej cisternave të gazit.

Një pjesë e prindërve u grumbulluan para oborrit të shkollës në orën 08:00 dhe kërkuan largimin e fabrikës së gazit nga zona.

Prindërit thonë se janë të pasigurt për jetën e banorëve dhe të fëmijëve që jetojnë në këtë lagje.

Ata kanë protestuar disa herë dhe thonë se nuk do lejojnë fëmijët të bëjnë mësim deri sa të largohet fabrika nga aty.