11 Mars 2014- Prindërve janë duke iu thënë vazhdimisht për të kufizuar sasinë e kohës që fëmijët e tyre janë duke shpenzuar në përdorimin e telefonave dhe pajisjet e tjera, por zakonet e tyre të teknologjisë mund të jenë edhe më të dëmshme.

Prindërit janë të paralajmëruar se varësia e telefonit mund të dëmtojë lidhjen me fëmijën e tyre.

Hulumtuesit nga Qendra Mjekësore e Bostonit kanë studiuar kryesisht prindërit, ndërsa ata hanin në një restorant ushqimi të shpejtë me fëmijët e tyre.

Ata gjetën se një nga tre prindërit përdornin telefonat e tyre pothuajse vazhdimisht gjatë ngrënies dhe studimi paraprak ka gjetur mungesën e kontaktit më sy dhe ndërveprimit me fëmijët që mund të zvogëlojë lidhjen me atë fëmijë.

Hulumtuesit gjithashtu kanë gjetur se kur prindërit shpenzojnë shumë kohë duke kërkuar në telefonat e tyre, fëmijët e tyre kishin një tendencë për të luajtur dhe të kërkojnë vëmendje.

Ata gjatë studimit kanë vënë re pesë sjellje të ndryshme të prindërve në përdorimin e telefonave duke filluar nga prindërit të cilët nuk i përdorin telefonat e tyre në kohën e darkave, prindërit të cilët vënë telefonin e tyre në tryezë, por nuk e përdorin atë, prindërit të cilët përdororin telefonin e tyre në mënyrë të përhershme, prindërit të cilët përdorur telefonin e tyre në fundi të darkës, dhe ata që i përdorin telefonat e tyre kudo.

/KosovaPress/