Këngëtarja Shakira dhe futbollisti Gerard Pique janë bashkë që prej vitit 2011 dhe nga bashkëjetesa e tyre e lumtur kanë ardhur në jetë dy djem.
Mirëpo, Shakira dhe Pique nuk janë kurorëzuar me martesë dhe këngëtarja as që ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë pasi ka frikë dhe e tremb idea që do të jetë “bashkëshortja” e tij.
“Martesa më tremb shumë. Nuk dua të më shikojë si grua. Preferoj të më shikoj si e vajza e tij, si e dashura. Pak a shumë si “fruti i ndaluar”.”– rrëfeu këngëtarja gjatë një interviste, ku ndër të tjera rikujtoi fillimet e saj me Piquen.
“Unë nuk kam qënë ndonjëherë tifoze futbollli dhe nuk e dija se kush ishte Pique. Por kur e pashë në video mendova: “Qenka shumë i bukur”. Më vonë dikush na prezantoi”- ka treguar Shakira.





