Ishulli Kavos në Greqi është kthye në tmerrin e prindërve anglezë. Në këtë ishull kalojnë pushimet rreh 100 mijë turistë anglezë në vit, shumica e të cilëve janë adoleshentë.
Mediat angleze kanë botuar këto ditë një seri reportazhesh dhe pamjesh nga pushimet e adoleshentëve, duke i cilësuar sjelljet e tyre si skandaloze.
Mediat shkruajnë se në rrugë shihen vajza dhe djem në gjendje të dehur që kryejnë marrëdhënie.
Ndërsa shumica e të djemve pranojnë se “lidhemi me vajza vetëm për një natë dhe në mëngjes nuk u dimë as emrin”.
Ndërsa vajzat adoleshente pranojnë në intervistat se kanë kryer marrëdhënie me të panjohur dhe pa mjete mbrojtëse.
Reagimet on-line të prindërve britanikë kanë qenë të shumta, duke kërkuar edhe anulimin e pushimeve për një pjesë të fëmijëve të tyre.





