Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Golem në Lushnjë.
Policia bën me dije se rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar.
Dyshimet e para janë se i mituri mund të jetë vetëvarur në banesë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lushnjë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.





